Top News/ Arrestime për sulmin në veri/ Kurti: SHBA E BE të dënojnë Beogradin
30/11/2024 17:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të shtunën se disa persona janë arrestuar si të dyshuar me sulmin. Ai tha dhe se janë gjetur prova materiale në lidhje me shpërthimin e ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit. “Që ta shohim vendin e ngjarjes, dëmin e jashtëzakonshëm që na është shkaktuar mbrëmë nga ky sulm terroristë e kriminal, që ka dëmtuar infrastrukturën kritike, meqenëse e ka dëmtuar rënd edhe prodhimin e energjisë elektrike, edhe furnizimin me ujë. Vetëm duke iu falënderuar punës vetmohuese të këtyre policëve, punëtorëve, inxhinierëve, ekspertëve, kemi arritur që deri diku ta sanojmë dëmin, ndonëse jemi diku tek çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit Iber Lepenc, i cili e bën edhe ftohjen e termocentraleve në Obiliq, edhe furnizimin me ujë të shumë komunave, përfshirë edhe Prishtinës. Policia po i zhvillon hetimet, ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminel e terroristë do të përballën me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejt të republikës demokratike e të pavarur të Kosovës”, tha ai. Teksa pa nga afër vendin ku ndodhi sulmi, kreu I qeverisë sqaroi për gazetarët se qeveria nuk është kundër serbëve por është Serbia ajo që është kundër Kosovës. ai kërkoi reagim nga ana e ndërkombëtarëve. Kërkojmë nga faktorët ndërkombëtar, sidomos Brukseli dhe Uashingtoni që ta dënojnë Beogradin dhe të kërkojnë përgjegjësi ndaj tyre. Nuk është e rastësishme heshtja e presidentit të Serbisë, nuk është e rastësishme që ata po presin sa është dëmi, sa na kanë destabilizuar në mënyrë që të shikojnë çfarë epizodash tjerë të organizojnë Gjatë vizitës kurti u shoqrua nga ministri brendshëm Xhelal Sveçla, por dhe drejtues të tjerë të policisë.

Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
Top News – Shkeljet e fushatës/ Kosovë, KQZ gjobit LDK dhe Vetëvendosjen
16/01 18:21
Top Channel/ Plani për t’i marrë jetën Liridonës, zbardhet ngjarja që tronditi Kosovën
16/01 13:24
DIGITALB DIGITALB - OFERTA