Operacioni i dy ditëve më parë i policisë grekë për ekzekutimin e dhjetrave urdhër-arresteve në kuadër të një hetimi bazuar në komunikimet e platformave “Sky ECC” dhe “Encrochat”, ka cuar në sekuestrimin e disa armëve zjarri, një sasi të madhe parash por edhe dokuementa pronësie në Shqipëri, përvec celularëve, pajisjeve elektronike dhe automjeteve që sekuestrohen zakonisht. Gjatë ndërhyrjes së forcave speciale greke EKAM, disa prej të dyshuarve janë kapur ose në flagrancë të armatosur, ose u janë gjetur në banesë sende të paligjshme.