Një tjetër stuhi rëre është përplasur mbi Irak të hënën duke bërë që të mbyllen aeroporte, shkolla, universitete dhe zyrat e administratës civile në vend. E kjo është stuhia e tetë e rërës që nga mesi i prillit që godet irakun, vend ky i shënjuar nga degradimi i tokës, thatësirat e mëdha dhe reshjet e pakëta të shiut si pasojë e ndryshimeve të klimës.