Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka pritur mirë vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan” të enjten në kryeqytetin serb, Beograd. “Një festival kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, "Mirëdita, Dobar Dan" u rrëmbye nga zëvendëskryesministri dhe Ministri i Brendshëm serb, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese”, shkroi Kurti në një postim në platformën X.