Prej dy të hënash rresht, kryetari i Partisë Demokratike ka artikuluar në publik se në SPAK ka mbërritur një letër e nënshkruar nga një person i quajtur Zaho Koka ku jepen informacione për implikimin e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama në dosjen e Xibrakës. Sipas tij në letër ishte edhe një foto e Olsi Ramës me Genti Xhixhën në një qytet të BE-së. Ndërkohë që herën e parë foli për një person anonim me emrin Zaho Koka, Berisha sot kaloi në një tjetër nivel. Ai tha se teksa hyri në SPAK për t’u paraqitur konform masës së gjykatës “detyrim paraqitje”, aty “gjatë kohës që qëndrova në këtë ndërtesë, gjeta aty Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte, i rrethuar nga disa OPGJ, për Olsi Ramën”.