Top News – Anketa e INSTAT/ Shkelet Kodi i Punës për pushimet
01/12/2020 11:43

Një anketë e realizuar nga INSTAT me punonjës të sektorëve të ndryshëm, është fokusuar tek respektimi Kodit të Punës për pushimet vjetore. sipas kësaj ankete, të publikuar nga revista monitor punonjësit e transportit dhe ata të hotelerisë kanë më pak ditë pushimi gjatë vitit se punonjësit e tjerë me pagesë. Ndërsa ata që rezultojnë me më shuëm ditë pushimi janë punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë pa llogaritur të shtunat dhe të dielat. Një arsimtar ka 39 ditë pushimi në vit, një punonjës në sektorin e shëndetësisë 26 ditë, në të kundërt një punonjës që punon në sektorin e transportit ka vetëm19 ditë pushim në vit dhe po kaq, një punonjës në hotel. Sektori i tregtisë me pakicë dhe aktivitetet shkencore profesionale kanë më pak ditë pushimi. Kryesisht këto aktivitete dominohen nga të vetëpunësuarit të cilët janë të prirur të mos bëjnë pushime. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, pushimet më të gjata, rreth 30 ditë në vit, vihen re tek ndërmarrjet me mbi 500 të punësuar. Anketa e INSTAT ka gjetur se në shumicën e aktiviteteve ekonomike nuk respektohet Kodi i Punës për ditët e pushimit. Kohëzgjatja e pushimeve vjetore është jo më pak se 4 javë kalendarike gjatë vitit të punës në vazhdim. Kodi i Punës përcakton se punëdhënësi, duke mbajtur parasysh dëshirën e punëmarrësit, përcakton datën e fillimit të pushimeve vjetore të paguara. Kodi përcakton se, pushimet vjetore nuk zëvendësohen me pagesë, me përjashtim të rasteve kur marrëdhënia e punës ka përfunduar dhe punëmarrësi nuk i ka kryer pushimet që i takojnë. Në këtë rast, ai ka të drejtë për një shpërblim të barabartë me pagën e këtyre pushimeve Përveç katër javëve në vit që konsiderohen pushim, janë edhe 14 ditë të tjera, festa zyrtare. Nëse Kodi i Punës do të respektohej me përpikëri, atëherë çdo punonjës me pagë duhet të ketë së paku 44 ditë pushimi mesatarisht në vit.

Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
Top News – Shënjestra e ‘Kep Arapit’. ‘Akili’ shqiptar arratiset nga burgjet italiane
24/01 14:30
Top News – ‘Qendër ekselence shëndetësore’ Rama: Do të transformojmë QSUT brenda 5 viteve
24/01 14:26
DIGITALB DIGITALB - OFERTA