Autoritetet britanike kanë vijuar operacionin ‘fshesa’, ndërsa 23 shqiptarë janë ekstraduar drejt vendit tonë. Të cilësuar tepër të rrezikshëm dhe të padëshiruar në tokën ishullore, ata u dërguan me avion drejt Shqipërisë. Mes profileve të tyre ishin dhe një tregtar droge, një rrëmbyes dhe një pedofil. Njëri prej shqiptarëve ishte dënuar me 18 vite burg për trafik droge me vlerë afro 2 mln euro, tjetri 3 vjet për ngacmim seksual, ndërsa I treti për rrëmbim, dënim 4 vjeçar.