Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti. “Shqipëria do t’i jetë gjithmonë mirënjohëse Italisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të zëshme ndaj politikës së zgjerimit të BE-së dhe për rolin e saj proaktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE”, - mësohet të jetë shprehur Presidenti Begaj gjatë takimit me diplomatik italian.