Zbërthimi i bisedave nga aplikacionet Sky dhe Encrochat në Greqi kanë zbuluar simbiozën dhe aleancën e fortë mes grupeve shqiptare dhe atyre greke në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas mediave greke, janë të paktën pesë grupe kriminale, ku anëtarët dhe drejtuesit e trye janë grekë dhe shqiptarë. Fuqia financiare e këtyre grupeve arrinte në miliona euro, që siguroheshin kryesisht nga trafiku i kokainës në linjën Spanjë, Shqipëri e më pas në Greqi. Përgjimet zbulojnë se droga shitej kryesisht në Greqi, sidomos në zonat turistike të vendit, përfshirë këtu edhe ishujt e famshëm Mikonos dhe Santorini.