Fundi I vitit 2024 duket se nuk do të mbyllet mirë, pikërisht pë ata që janë qenia më e brishtë, fëmijët. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF ka deklaruar se më shumë se kurrë fëmijët janë duke jetuar në zona lufte për shkak të konflikteve. Janë 47.3 milionë fëmijë që po jetojnë në zona konflikti, më shumë se një në gjashtë në mbarë botën, ky është konstatimi I fundit nga UNICEF në një raport të publikuar këtë të shtunë.