Sekretariati i Etikës ka iniciuar hetime për deputetët e Partisë Demokratike, të cilët dyshohet se në dijeni të plotë, iu është falsifikuar firma në kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen ‘McGonigal’. Anëtarët e sekretariatit të etikës, vendosën që katër deputetët e Partisë Demokratike Belind Këlliçi, Luan Baçi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj do të merren në pyetje. Socialistët pretendojnë se firmat e tyre janë falsifikuar, pasi në momentin kur është depozituar kërkesa deputetët ndodheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.