Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Mamurras. Burimet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot. Mjeti me drejtues shtetasin me iniciale A.L, ka aksidentuar një çiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen . Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes