Top News-‘Adriatiku’, djemtë e drogës në Lezhë/Tentuan arratisjen, por u kapën ‘mat’ nga policia
09/03/2022 13:00

Cdo ditë e më shumë numri i shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës është në rritje, ndërsa edhe punonjësit e policisë po zhvillojnë hetime më të thelluara dhe angazhimi në këtë fushë bëhet gjithnjë e më maksimal. Efektivët e policisë Lezhë, kanë goditur një tjetër rast kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike këtë të mërkurë, ndërsa 2 persona përfunduan në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim. Në kuadër të operacionit ‘Adriatiku’ u arrestuan shtetasit Roland Muzhaqi dhe Dritan Llani, ndërsa në kërkim është shpallur Sokol Kurti. Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit, në oborrin e banesës së shtetasit Roland Muzhaqi, i cili do të blinte lëndën narkotike që e kishin transportuar nga Kruja, Dritani dhe Sokoli. Ky i fundit ka mundur të largohet nga vendngjarja në momentin e ndërhyrjes së Policisë. Sipas policisë, Muzhaqi do ta shiste lëndën narkotike në doza në qarkun e Lezhës. Gjatë operacionit policor, u sekuestruan 31 kilogramë kanabis sativa, 2 automjete, 2 aparate celulare dhe targa automjetesh. Këto materiale do ti kalojnë prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, vijon puna nga ana e policisë për goditjen e rasteve të ngjashme dhe vënien e këtyre autorëve përpara drejtësisë.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA