Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, gjatë një deklarate për mediet, akuzoi kryetaren e parlamentit, se ka injoruar një kërkesë të Unionit Nderparlamentar, për të nisur një mision faktmbledhës për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas Palokës, kjo organizatë, që përfaqëson 181 parlamente nga e gjithë bota, kërkon të hetojë nëse Berishës i janë shkelur apo jo të drejtat e deputetit, por që prej dy muajsh nuk ka një përgjigje nga Spiropali.