Drejtori i CIA-s, Uilliam Burns, zhvilloi një takim të rrallë me presidentin Rus Vladimir Putin në Moskë, javën e kaluar, për ti shprehur atij shqetësimet shumë serioze të shteteve të bashkuara për përqendrimin ushtarak të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën dhe në përpjekje për të zbardhur qëllimet ruse. Kështu thanë për CNN dy burime të afërta me të. Edhe zëdhënësi i Putinit konfirmoi se kishte diskutime mes tyre. “Po, pati një një bisedë të tillë përmes telefonit”, tha zëdhënësi i Putinit, Dimitry Peskov.