Top News – A do ekstradohen politikanët në SHBA/ Çfarë parashikon marrëveshja Shqipëri-Shba!
14/03/2021 20:44

Marrëveshja e ekstradimit e firmosur mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka mbërritur në Parlamentin shqiptar dhe pritet nëse deputetët do ta miratojnë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, apo do të presin Kuvendin e ri për t’i hapur dritën jeshile këtij pakti të rëndësishëm. Projektligji “Për Ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u firmos mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ambasadores amerikane Yuri Kim në 23 dhjetor të vitit të kaluar. Marrëveshja e siguruar nga Gazeta “Shqip” parashikon disa lloje krimesh që mund të shërbejnë si shkak për ekstradimin e shtetasve për të dyja vendet në rast të konsumimit të një krimi. E veçanta e këtij pakti ekstradimi është se ai ka fuqi prapavepruese dhe përfshihen edhe veprat penale para hyrjes në fuqi. Por a do të ekstradohen politikanët dhe zyrtarët e korruptuar drejt SHBA-ve? Siç dihet Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë disa vendime për të shpallur “persona non grata” disa ish-zyrtarë dhe politikanë në Shqipëri. Një pjesë e mirë ish-zyrtarëve apo ish-deputetëve apo dhe politikanëve shqiptarë mbajnë edhe shtetësinë amerikane. Në nenin 3 të këtij Traktati parashikohet ekstradimi reciprok i shtetasve, duke mos lënë mundësi refuzimi për shkak shtetësie të personit të kërkuar. Gjithashtu drafti përcakton se Shqipëria mund të ekstradojë persona për vepra të ndryshme penale duke marrë garancinë se në shba atij nuk do t’i jepet dënimi me vdekje. Neni katër parashikon që veprat penale politike dhe ushtarake, duke përcaktuar se ekstradimi nuk pranohet, nëse vepra penale për të cilën kërkohet ekstradimi është vepër penale politike. Po ashtu në nenin 13 janë parashikuar më vete tri situata, duke u përcaktuar me terma të veçantë rasti i shtyrjes së procedurave të ekstradimit, shtyrja e dorëzimit dhe dorëzimi i përkohshëm. Ky parashikim i ri, sjell si pasojë zgjidhjen e problematikave të hasura në praktikë dhe ende të parregulluara lidhur me këtë aspekt.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA