Rusia ka lënë 90 mijë ushtarë pranë kufirit me Ukrainën pas stërvitjeve ushtarake të ditëve të fundit. Këtë e konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Kievit, që saktësoi se shumë njësi u larguan nga zona. Forcat e armatosura të Rusisë mbajtën një sërë stërvitjesh të shkallës së gjerë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, përfshirë ato ajrore.