Inside Story në Top Channel dha mbrëmjen e së mërkurës të tjera detaje në lidhje me hetimet për vrasjen me thikë të 14 vjeçarit, Martin Cani. Investigimi zbardhi se në përleshje janë përfshirë plot 9 persona, që janë identifikuar nga Policia e Shtetit. Veç viktimës, Martin Cani dhe autorit Mario Përlleshi janë identifikuar edhe shtetasit Kledon Bejkaj, Luis Meçja, Marseld Sina, Armand Marku, Klevis Tema dhe një person tjetër. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ata kanë shkuar në vendin ku dyshohet se ka ndodhur goditja me thikë e viktimave Martin Cani dhe Luis Meçja, por kamerat nuk kanë fiksuar momentin e godijtes. Momenti i goditjeve fatale me thikë nuk fiksohet nga kamerat pavarësisht konstatimit me pamje të gjithë dinamikave të tjera. Babai i 14 vjeçarit të plagosur, Luis Meçaj, Fiqiriu ka theksuar se djali i tij është goditur edhe nga një person tjetër. Fiqiriu, bazuar nga procesverbali ku citoheshin emrat e 5 personave të pranishëm në ngjarje, bëri thirrje publike që policia të arrestonte shokun e Marios, Kledion Bejkajn, si të përfshirë në sherr.