Top News – 78 ditët e bombardimeve në NATO/ Kosovë, sot mbushen 22 vjet nga rruga e lirisë
24/03/2021 10:02

Sot mbushen 22 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO ndaj Serbisë. Bombardimet zgjatën nga 24 marsi deri më 1 qershor të vitit 1999. Kjo ishte ndërhyrja e dytë e rëndësishme e NATO-s në hapësirat e ish-Jugosllavisë pas bombardimit të pozicioneve të forcave ushtarake të serbëve të Bosnjës e Hercegovinë rreth Sarajevës dhe në pjesët e Bosnjë e Hercegovinës që ishin nën pushtimin e forcave serbe në operacionin "Forca e Qëllimshme", të vitit 1995. Operacionet e NATO-s përfunduan pas nënshkrimit të marrëveshjes tekniko-ushtarake për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë jugosllave nga Kosova. Dëmet e shkaktuara gjatë bombardimit u vlerësuan në rreth 30 miliardë dollarë ndërsa numri i saktë i viktimave nuk është publikuar, ndërkaq vlerësohet mes 1.200 dhe 2.500 të vdekur dhe rreth 5.000 të plagosur. Arsyet e fillimit të bombardimit ishin pikërisht zhvillimet në Kosovë. Prej vitit 1996 filluan përleshjet e para mes forcave serbe dhe shqiptarëve. Bashkimi Evropian në mesin e vitit 1998 zgjeroi sanksionet ekonomike kundër Beogradit për shkak të ndërhyrjes serbe në Kosovë, duke vendosur ndalesën e fluturimeve komerciale të kompanive jugosllave në të gjitha 15 vendet anëtare sa numëronte asokohe Bashkimi Evropian. Presidenti i atëhershëm serb, më pas i dënuari i Hagës, Sllobodan Millosheviç, u dakordësa që të plotësojë pjesën më të madhe të kushteve të parashtruara nga fuqitë botërore për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Kosovë, duke deklaruar tërheqjen nga Kosova, siç e quajtur ai, vetëm pas ndërprerjes së terrorizmit. Por, në terren, në Kosovë, shkatërrimet e luftës jo vetëm që vazhduan, por ato edhe u intensifikuan.

Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
Top News – NATO, ushtarë shtesë në Kosovë / Do të ndihmojnë për zgjedhjet e përgjithshme
19/01 12:28
Top News- Ndërkombëtarët me sy nga Kosova, mbi 100 vëzhgues për zgjedhjet e 9 Shkurtit
18/01 19:30
Top Channel/ Veriu i Kosovës, policia operacion blic: Gjenden eksplozivë, një i arrestuar!
18/01 14:58
Top News – Vëzhguesit e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja Osmani pret delegacionin e KiE
17/01 16:37
Top Channel/ Qendra për të mbijetuarit e torturës propozohet për çmimin Nobel
17/01 15:41
Top Channel/ Kosovë, Qendra e të Mbijetuarve të Torturës nominohet për Nobelin e Paqes!
17/01 15:05
DIGITALB DIGITALB - OFERTA