Gjashtë qytetarë u betuan për marrjen e shtetësisë shqiptare, në një ceremoni ku i pranishëm ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi se Shqipëria po jeton ditët më të mira. Sipas Veliajt, sot Tirana ka një reputacion më të lartë, teksa pret që të marrë titullin ‘kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut’ për vitin 2024.