Prokuroria e Durrësit I është drejtuar Gjykatës së Lartë me një rekurs ndaj vendimit të Apelit që liroi nga qelia Elidon Çelën, pronarin e Agjencisë “Buon Aventura”, i cili u arrestua në portin e Durrësit me 516 mije euro te padeklaruara. Gjykata e Apelit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por Prokuroria kërkon që ai të rikthehet në burg, prat ë njihet vendimi I Shkallës së Parë dhe jo ai I Apelit. Ka qene gjyqtarja Anita Jella ajo që i ka kthyer lirinë Elidon Çelës me arsyetimin se lirimi i tij nga dhoma e paraburgimit nuk e pengon zhvillimin e hetimit. Ndërkohë po për shkak te hetimit shuma prej 516 mije eurosh vazhdon te qendrojë e sekuestruar.