Europol i ka dorëzuar autoriteteve greke, plot 4500, lidhur me komunikimet në platformat e kriptuara “Sky ECC” dhe “Encrochat” të zhvilluara në territorin e Greqisë. MEdiat greke, shkruajnë se nga dosjet pritet të hidhet dritë mbi vrasjet, drogën, armët, gjobvënien dhe trafikun e klandestinëve. Në 4500 dosjet e dorëzuara, janë rreth 25.000 mesazhe të shkëmbyera mes personazheve të krimit, shkruajnë mediat greke. Ato kanë arritur të sigurijnë fotografi të shkëmbyera gjatë komunikimeve në një dosje të hetuar, që çoi në arrestimin e një oficeri grek policie dhe dy trafikantëve droge, një shqiptar e një grek. Në një nga fotot paraqitet një letër ku janë të shënuar disa numra telefoni të vëna në përgjim nga anti-droga, të cilën oficeri i policisë ja dërgon në “Sky ECC” një prej trafikantëve, për ta mbrojtur nga ndonjë përfshirje e mundshme e tij në hetim. Fotografi të tjera përfshijnë sasi droge të sekuestruara nga policia, njëra prej të cilave i përket një ngarkese të madhe me marijuana.