Pasuri me vlerë 400 mijë euro të një shtetasi nga Elbasani, për të cilin ka dyshime se i ka përfituar me burime të jashtëligjshme janë sekuestruar së fundmi gjatë një operacioni të policisë së këtij qyteti me urdhër të gjykatës. Bëhet fjalë për shtetasin Daniele Oklid Çela, i dënuar me 13 vjet burgim në Norvegji, për veprat penale “Trafikim të paligjshëm të drogës si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, “Falsifikim dokumenti”, “Vjedhje energjie elektrike” dhe “Qëndrimi në mënyrë të paligjshme në një shtet të huaj më shumë se tre muaj” parashikuar nga Kodi Penal norvegjez.