Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Dimal, pasi vodhi një kartë krediti dhe karta identiteti në një banesë në fshatin Pashalli, me të cilën tërhoqi në një bankë një shumë parash. Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin fshat ai vodhi dhe një shumë parash në një lokal. Policia u vu në ndjekje të autorit të dyshuar pas dy kallëzimeve të bëra kundër tij. Operacioni policor “One day” u realizua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, ku pas kontrolleve në banesën e autorit të dyshuar u gjetën dhe u sekuestruan shuma e parave, 1 karte krediti, 2 karta identiteti, vegla pune dhe veshje, në një banesë në këtë fshat. Mësohet se ky shtetas ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Prokuroria po vijon hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.