Top News – 3 vjeçarja bie nga kati i pestë / Itali, e shpëton një ‘hero’, e priti me trupin e tij
28/08/2023 15:39

Një punonjës banke në Itali po konsiderohet tani një hero, pasi bëri një mrekulli duke kapur një vogëlueshe që ra nga një ballkon në katin e pestë të një ndërtese, në torino. Mattia Aguzzi, 37 vjec, po shkonte të blinte bukë me të dashurën e tij, në qendrën e qytetit, mëngjesin e të shtunës, kur dëgjoi disa ulërima. Një vogëlueshe tre vjecare ishte ngjitur mbi parmakun e ballkonit të shtëpisë së saj në katin e pestë. “Dëgjova një burrë të ulëriste kur pa vogëlushen që po qëndronte mbi parmak. 3 vjecarja nuk po e mbante dot ekuilibrin”, tha Aguzzi. “Unë nisa t’i bërtisja që të qëndronte pa lëvizur dhe të kthehej brenda, por ajo nuk dëgjoi. Kur e pashë të binte vrapova, mbylla sytë dhe shpresova që gjithcka do të shkonte mirë. E bllokova atë duke e pritur me trupin tim dhe të dy ramë në tokë”, tha ai duke shtuar se fillimisht nuk kishte parë ndonjë shenjë jete, por më pas, vogëlushja kishte nisur të qante dhe ai kishte marrë frymë lirshëm pasi kishte kuptuar se ia kishte dalë ta shpëtonte. Si vogëlushja ashtu edhe heroi shpëtimtar, u trajtuan në spital për lëndime të vogla. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se historia e vajzës mund të ishte shndërruar në një tragjedi, por falë gatishmërisë së Mattia Aguzzit, që e kapi atë në ajër, jeta e saj u shpëtua. Shumë nderime dhe mirënjohje për këtë hero të ri”, shkroi ajo në platformën X. Kryebashkiaku i torinës kërkoi që shpëtimtari të nderohej ndërsa një deputete tha se shpresonte që ai të merrte një medalje kombëtare. Vetë 37 vjecari i hedh poshtë lëvdatat. “Mos më quani hero. Unë bëra gjithcka natyrshëm. Nuk mendova për asgjë dhe u përpoqa të bëja gjënë e duhur”, tha ai.

Top Channel/ Rikthehet aksi franko-gjerman: Scholz e Macron, “front i bashkuar” përballë Trump!
24/01 12:08
Top Channel/ Trump, ofertë dhe kërcënim: Kush prodhon në SHBA taksa më të ulëta, ndryshe tarifa!
24/01 12:07
Top Channel/”Kurti, i paaftë të rrisë ekonominë”, Grenell: I coi marrëdhëniet në pikën më të ulët!
24/01 12:06
Top News – Kim Jong un, më shumë trupa në Rusi / Të tjerë ushtarë drejt ‘thertores’ në Ukrainë
24/01 12:05
Top News – Stuhi e frikshme në Britaninë e Madhe/ Mbyllen shkollat, anulohen fluturimet, rekord bore
24/01 12:02
Top News-Ukraina ‘tërbohet’, qytete në flakë / Arrin deri në Moskë, sulm masiv me dronë në 13 rajone
24/01 11:57
Top News – Trump: Takim me Putinin menjëherë / SHBA ka nisur punën për marrëveshjen e paqes
24/01 11:53
Top News – Fuqitë bërthamore pranë përplasjes / Paralajmëron zyrtari rus: Rreziku po rritet shumë
24/01 11:50
Top News – Trump nis ‘raprezaljen’ në administratë, SMS federalëve: Tregoni politikat e diversitetit
24/01 10:15
Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
DIGITALB DIGITALB - OFERTA