Top News – 3 të rinjtë e zhdukur/ Policia, asnjë gjurmë nga kërkimet
08/10/2020 11:54

Policia ka rinisur kërkimet për tre të rinjtë e zhdukur që prej 3 tetorit në zonën e Vrithit në Malësinë e Madhe, ndonëse dyshimet të paktën deri tani bëjnë fjalë për dy viktima. Burime të Policisë bëjnë të ditur se kanë dalë disa detaje të reja për ngjarjen, pas hetimeve operative dhe mbajtjes nën përgjim të telefonatave të të zhdukurve, që prej ditës kur për ta është bërë denoncim nga familjarët. Bëhet fjalë për tre të rinjtë Vilson Cutaj dhe Klement e Danjel Pepaj. Policia ka marrë dëshmitë e disa banorëve të zonës, të cilët konfirmojnë se mes tyre ka pasur një konflikt dhe madje njëri është rrahur. Danjel Pepaj sipas burimeve është rrahur shumë nga shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Bajzë. Fillimisht Danjeli ka mohuar se është ai autori i vjedhjes së parcelave me kanabis por pas torturave është detyruar që të thotë po. Mësohet se Danjel Pepaj ka patur parcelën e tij me kanabis ndërsa Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet se kanë patur një parcele veçmas. Gjithsesi, Policia ka nisur kërkimet në zonën e thellë malore dhe me një terren të vështirë, prej nga rezultatet kanë qenë negative. Ndërkohë, janë kryer verifikime edhe në sistemin Tims për të parë kalimin e tij në Malin e Zi, por edhe këtu nuk rezulton që Danjel Pepaj të ketë kaluar kufirin. Dyshohet se ai ka kaluar territorin e Shqipërisë jo nga pika kufitare.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA