Prokurorët e përgjithshëm të shteteve amerikane kanë ngritur padi për të bllokuar masën e Presidentit Donald Trump, për t'i dhënë fund një praktike imigracioni në Shtetet e Bashkuar të njohur si e drejta e shtetësisë përmes lindjes, e cila garanton që fëmijët e lindur në SHBA janë shtetas pavarësisht nga statusi i prindërve të tyre. Urdhri ekzekutiv, u nënshkrua nga Trump ditën e parë të vendosjes në Shtëpinë e Bardhë. Prokurorët e përgjithshëm të shteteve dhe avokatët e të drejtave të emigrantëve janë shprehur se çështja e shtetësisë përmes lindjes është e garantuar me ligj. “Presidenti nuk mundet të shfuqizojë Amendamentin e 14-të me një të rënë të lapsit, pikë!”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Nju Xhersit, Matt Platkin.