Zbardhet pas 5 muajsh ngjarja e rëndë e regjistruar në Lezhë, ku u tentua ekzekutimi i një personi. Alfred Gjoka ishte duke lëvizur me makinë kur disa persona tentuan ta ekzekutojnë atë, duke qëlluar disa herë me breshëri. 34-vjeçari, që rezulton të jetë thjesht një punonjës në hidrovorin e Lezhës, mundi të shpëtojë pa u lënduar. Plumbat u ndalën në kamionçinën që lëvizte shënjestra e sulmit, teksa ai vetë para hetuesve pohoi se nuk kishte konflikte.