Në nderim të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rrugova u mbajtën homazhe, 19 vite pas ndarjes së tij nga jeta. Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani nënvizoi kontributin e pazëvendësueshëm të Rugovës, të cilin e konsideroi atin themeltar të shtetit të Kosovës. Osmani: “Dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë jashtëzakonisht të rëndë kur po rrezikohej edhe shfarosja e qytetarëve tanë, e popullit të Kosovës. Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm qe bëri bashkë të gjithë qytetarët rreth kauzës për liri, demokraci, pavarësi, por njëkohësisht u bë zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u dishtën më së shumti në ato kohë të vështira… Vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës, ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikës dimensionin human të saj, dimensionin që fatkeqësisht mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politikbërjes në Kosovë por edhe kudo që shkojmë në botë” Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u shpreh se Rugova priu me dinjitet dhe arriti të krijojë shtetin e Kosovës.