Top News – 11 ditë barrikada në veri të Kosovës / Osmani takon komandantin e KFOR, kërkohet zgjidhje
20/12/2022 12:25

Barrikadat e vendosura në veri të kosovës, prej 11 ditësh qëndrojnë në këmbë, duke vështirësuar jetën e banorëve të kësaj pjese të vendit ndërkohë që rrugët që cojnë në pikat e kalimit kufitar të Jarinjës dhe Bërnjakut, mbeten të bllokuara. Serbët lokalë kanë ngritur së fundmi edhe një tjetër barrikadë në "Kroin e Vitakut", nga Mitrovica në drejtim të Zvecanit, duke çuar kështu numrin e barrikadave në nëntë. Dyqanet janë hapur ndërkohë që edhe në shkolla e fakultete ka rinisur mësimi. Vihet re ndërkohë në rajon një prani e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në anën tjetër, vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri atje. Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e Kfor-it, Angelo Michele Ristuccia por zyra e presidencës nuk ka dhënë më shumë detaje. Thjeshtë është thënë në një deklaratë për shtyp se të dy ata kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend. Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se pret që KFOR-i të largojë barrikadat në veri, duke mundësuar kështu sërish lëvizjen e lirë të qytetarëve, por se misioni i NATO-s në Kosovë ka kërkuar pak kohë për ta bërë këtë.

Top News- Athina i përgjigjet Shkupit: Çështja maqedonase e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 14:25
Top News – Kriza e ajrit të ndotur në Ballkan/ Kërcënon shëndetin dhe aspiratën për anëtarësim në BE
23/01 14:10
Top News- Lajçak takon Vuçiç për ngërçin me Kosovën, zbardhen porositë për Serbinë
22/01 13:18
Top News- Ballkani jo në agjendën e Trump/ ‘Mund të kthehet teza e shkëmbimit të territoreve’
21/01 11:03
Top News- Nacionalistët serb kërcënim për veriun/ Autoritetet: Po tentojnë tensionim të situatës
20/01 12:53
Top News – Digjet shtëpia e të moshuarve, 8 viktima/ Zjarri dyshohet i qëllimshëm
20/01 11:11
Top News – Peter Sorensen zëvendëson Lajçak / I dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
19/01 13:00
Top News- Trazira në parlamentin boshnjak/ Dodik bllokon miratimin e dy ligjeve për integrimin
16/01 18:58
Top News – Pushteti i Vuçiç në pikëpyetje. Opozita refuzon ftesën për referendum konsultativ
15/01 21:20
Top News – Serbia bojkoton dialogun. Alibi qesharake për bisedimet për të zhdukurit e luftës
15/01 16:41
Top News- Vuçiç i kërkon referendum opozitës: E pamundur të qëndrojë në postin e presidentit
14/01 22:03
Top News – Moska në kontakt ‘me miqtë serbë’ / Lavrov i shqetësuar për kompaninë serbe të naftës NIS
14/01 13:42
Top Channel/ Studentët serbë shpërthejnë kundër qeverisë! Mijëra protestues në rrugët e Beogradit
13/01 22:30
Top Channel/ Serbia mikpritëse e takimit mes Trump dhe Putin? Dy udhëheqësit pritet të bisedojnë
13/01 22:24
Top News – ‘Jemi vendi më i përshtatshëm’. Serbia kërkon organizimin e takimit Trump-Putin
13/01 20:00
Top News – Acari mbërthen Greqinë. Autoritetet mbyllin shkollat, kufizime në rrugë
13/01 19:00
Top News – Millanoviç rizgjidhet president / Kroaci, nis mandatin e dytë, fiton bindshëm zgjedhjet
13/01 12:04
Top News- Polonia mesazh Kosovës/ ‘Raportet me Serbinë, kusht për integrimin në BE’
13/01 11:57
Top News- Kosova e Serbia ulen në tryezë. Takimi këtë javë, Lajçak: Në fokus të zhdukurit e luftës
13/01 11:38
Top News – Revolta në Serbi/ Mijëra studentë sfidojnë Vuçiç dhe…motin
13/01 09:20
DIGITALB DIGITALB - OFERTA