Top News – 100 ‘dhi elitare’ në Korenë e Veriut / Rusia ndihmon aleaten, gjest i vullnetit të mirë
11/12/2024 14:30

Rusia Rusia ka dërguar një numër dhish në Korenë e Veriut në gjestin e fundit të vullnetit të mirë midis Vladimir Putin dhe Kim Jong Un-it. Njoftimi u bë nga Shërbimi Federal i Doganave Ruse, që tha se "dhitë e racës elitare" ishin zhdoganuar nga oficerët doganorë në Khasan, një qytet në kufi me Korenë e Veriut dhe Kinën që shërben si një pikë e përbashkët hyrjeje për njerëzit dhe mallrat në vendin e izoluar. Njëqind prej këtyre dhive elitare mbërritën nga Shën Petersburgu në anën tjetër të vendit dhe më pas u nisën për në Korenë e Veriut, pasi kishin kaluar kontrollet veterinare dhe doganore. Që nga hapja e një pike të re kalimi mes dy vendeve në Khasan në nëntor 2022, 2200 kafshë të gjalla janë zhdoganuar për tu dërguar në Korenë e Veriut, duke përfshirë kuaj nga Oblasti Vladimir i Rusisë dhe lopë të racës Holstein, tha një oficer në postën doganore. Në fillim të gushtit, zyrtarët njoftuan se ishin zhdoganuar 447 dhi për dërgesë në Rason të Koresë së veriut. Politico raportoi në atë kohë se këto dhi, 432 prej tyre të mbarsura sipas njoftimit për shtyp, ka të ngjarë të eksportohen për të ndihmuar në "lehtësimin e mungesës së ushqimit në Korenë e Veriut". Në nëntor, zyrtarë koreanojugorë thanë se zbutja e krizës së ushqimit të Phenianit ishte pjesë e kompensimit për transferimin e trupave të Koresë së Veriut në Forcat e Armatosura Ruse, ku ata raportohet se janë tani. përfshirë operacionet luftarake kundër ukrainës. Përveç bagëtive, Rusia i ka dhuruar edhe kafshë të tjera Koresë së Veriut, gjithnjë si një gjest i vullnetit të mirë nga Putin për Kim jong unin, duke simbolizuar lidhjet në rritje midis regjimeve të tyre. Në fund të gushtit 24 Orlov Trotters, një racë e njohur kuajsh rus, po dërgoheshin në Korenë e Veriut ndërsa muajin e kaluar, 70 kafshë u transferuan nga kopshti zoologjik i Moskës në kopshtin zoologjik të penianit, duke përfshirë një luan afrikan, dy arinj, 25 fazanë, 40 rosa etj.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA