Procesi i regjistrimit të emigrantëve filloi pas dakordësisë në Kuvend mes socialistëve dhe demokratëve, por pak ditë pas hapjes së platformës së regjistrimit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shfaq shqetësimin se rregullat e lojës nuk janë të drejta pasi sipas tij më shumë se një milionë emigrantë mund të mbeten pa votuar për shkak se nuk kanë pasaportë apo kartë identiteti shqiptare. Berisha paralajmëroi shtrirjen e mosbindjes civile pranë selive diplomatike shqiptare në botë.