Rusia lëshoi të tjera raketa drejt Ukrainës këtë të martë. Raketat S-300 goditën qytetin Mikolaiv duke vrarë një gurua dhe plagosur 16 të tjerë, njoftuan autoritetet ukrainase. Nga shpërthimet pati dëme të shumta dhe në infrastrukturë, ku krahas ndërtesave u dëmuta dhe një qendër tregtare. Ndërkohë, Mbrojtja Ajrore e Ukrainës tha se i rrëzoi 12 prej 17 dronëve me të cilët Rusia e sulmoi disa rajone njëkohësisht. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën, raporton Radio Evropa e Lirë. Ndërkohë perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.