Top Channel/ Zjarri gjigant në kampin e refugjatëve lë mijëra të pastrehë në Bangladesh
06/03/2023 22:01

Mijëra refugjatë Rohinga kanë mbetur pa një strehë teksa një zjarr masiv ka shkatërruar kampin e tyre dje në jug Bangladeshit duke djegur gjithashtu qendrën shëndetësore, qendrat e mësimit dhe xhamitë. Zjarri fatkeq ra në kampin ku strehohen rreth 1 milionë refugjatë Rohinga, duke përfshirë dhe 700,000 të larguar nga vendi i tyre Mianmar. Dëshmitari Tin Lëin, shtëpia e të cilit është shkatërruar, tha se zjarri nisi pasditen e të dielës teksa dy fëmijët e tij luanin jashtë. Megjithë tentativat e tij, burri nuk arriti të shpëtonte shtëpinë nga flakët, teksa sot ata pastronin mbetjet e djegura dhe tentonin të rregullonin një çati të përkohshme. “Kemi ende frikë, se mos marrë zjarr përsëri, sepse këtu nuk ka mbrojtje apo siguri”, tha ai. Zjarret janë një problem i vazhdueshëm në kampe të tilla ku njerëzit jetojnë në kushte të vështira, në streha plastmasi dhe shkopësh bambuje. Muajin e kaluar ministria e mbrojtjes së Bangladeshit tha se deri në fund të vitit që shkoi ka pasur rreth 200 incidente zjarresh në kampet Rohinga, 60 prej të cilëve të qëllimshme. Në mars 2021, të paktën 15 njerëz u vranë dhe 50,000 të tjerë u zhvendosën nga një zjarr gjigant në një bllok banimi. Zyrtari vendas i policisë Faruque Ahmed, tha se zjarri djeshëm ka shkatërruar 35 xhami e 21 qendra mësimi për refugjatët. Nuk kishte viktima nga ngjarja. Pamjet: AFP

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA