Top Channel/ Zelensky në SHBA, provokon Putin: Raketat tona arrijnë në Uashington
21/12/2022 19:27

Presidenti ukrainas volodymyr zelensky ka mbërritur këtë të mërkurë në shtetet e bashkuara. Në gati 10 muaj luftë , kjo është hera e parë që ai del jashtë ukrainës, një vizitë që shënon tani një tjetër pikë kthesë në trajektoren e luftës. ‘armë , armë dhe më shumë armë’, është kërkesa e qartë e zelenskyt për amerikanët, një nga partnerët më të ngushtë në këtë luftë. Kërkesës së cilës, shtetet e bashkuara iu përgjigjën me një tjetër paketë ndihmë që konsiston në 1.85 miliardë dollarë në armë, mes tyre edhe sistemin e raketave ‘Patriot’. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se kjo ndihmë e rë do t'i sigurojë Ukrainës një mbrojtje të zgjeruar ajrore dhe aftësi për goditje precize, sidomos falë raketave patriot. Diplomati më i lartë amerikan tha se kjo mbështetje e re vjen pasi Kremlini "ka provuar dhe ka dështuar të fshijë Ukrainën nga harta" . Blinken përsëriti se SHBA do të vazhdojë "të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të duhet, në mënyrë që Kievi të vazhdojë të mbrohet dhe të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm në tryezën e negociatave kur të vijë koha". Zelensky tani pritet të mbajë një fjalim në kongresin amerikan, ku edhe presidenti biden do të japë më shumë detaje për ndihmën amerikane. Ndërkohë larg Uashingtonit, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim ku pretendoi se Moska nuk është fajtore për luftën në Ukrainë. Sipas tij konflikti është "rezultat i politikës së vendeve të treta" dhe jo për shkak të agresionit rus, ndërsa kishte një mesazh edhe për amerikanët, kur tha se moska ka gati raketa të fuqishme që arrijnë deri në shba.

Top Channel/ Kush e vrau Kennedyn?/ Trump firmos deklasifikimin e dosjeve
23/01 23:07
Top News-Trump i jep fund sekretit për eleminimin e Kennedy/ Urdhër për deklasifikimin e dosjeve
23/01 22:59
Top News- Gjykata bllokon Trump / Pezullohet urdhri i bllokimit të shtetësisë në lindje
23/01 22:30
Top Channel/ Lideri i opozitës gjermane “kopjon” Trump, premton dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
23/01 22:19
Top News-Ashpërsohet retorika ndaj emigrantëve/Gjermani, Opozita-Do të dëbojmë më shumë nëse fitojmë
23/01 21:48
Top News- Serbia dëbon shqiptarët/ Reagon Tirana, thërret ambasadorin serb: Të mos përsëritet
23/01 21:07
Top Channel/ SHBA tërheq mbështetjen, OKB do të ketë mungesa të mëdha fondesh!
23/01 20:05
Top Channel/ Zelensky: Gati të takoj Putin! Duam garanci nga Trump
23/01 19:26
Top News- Shefi i NATO-s i trembet Putin/ Rutte: Fitorja e Rusisë do të minonte fuqinë e aleancës
23/01 19:15
Top Channel/ Rutte: Fitorja e rusëve minon NATO-n/”Mos lejoni që Putin të festojë me Iranin e Kinën”
23/01 19:14
Top Channel/ Fletarresti për talebanët /Përndjekja e grave, akuza për krime kundër njerëzimit
23/01 19:12
Top Channel/ Trump presion Europës/ “Paguani më shumë për mbrojtjen, jam gati të takoj Putinin”
23/01 19:11
Top Channel/ “Një fundjavë 5 mijë paund”, eskorta rrëfen ç’ndodh pas dyerve në Davos: Liderët duan…
23/01 18:23
Top News – Anija spiune ruse në ujërat britanike / Dëbohet nga marina, ‘hyn’ për të dytën herë
23/01 17:45
Top News – Ajsbergu gjigand drejt ishullit / Në KURS PËRPLASJEJE, rrezik për pinguinët e fokat
23/01 17:44
Top Channel/ Trump “kërcënon’ Biden: Kalova 4 vite ferri!
23/01 15:35
Top News – Rusia: Jo trupa të NATO-s në Ukrainë / Paralajmëron për përshkallëzim të pakontrollueshëm
23/01 15:18
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News – Putin, i shqetësuar për ekonominë…ndërsa Trump rrit presionin për paqe me Ukrainën
23/01 14:38
DIGITALB DIGITALB - OFERTA