Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky shpreson që fundi i luftës në Ukrianë të vijë përms presidentit të ri amerikan Donald Trump. Madje sëfundmi ai ka deklaruar se është edhe i gatshëm të takohet me Vladimir Putin, nëse presidenti Trump i jep granci për sigurinë e tij. Këto deklarata Zelensky i bëri gjatë Forumit Ekonomik Botëror të Davosit që po mbahet prej disa ditësh në Zvicër. Sipas Zelenskyt, thirrjet e presidentit amerikan që Rusia të arrijë një marrëveshje me Ukrianën që t’i japë fund luftës janë të duhurat. Presidenti ukrainas tha ndër të tjera se në rastin e arritjes së një marrëveshje armëpushimi duhet të vendosen të paktën 200 mijë ushtarë evropianë në Ukrainë që të garantojnë sigurinë, por edhe për të parandaluar një pushtim të ri. Por ndërsa deklaratat për arritjen e një marrëveshje për paqen sa vijnë e shtohen, Moska nuk i ka ndalur sulmet. Një person u vra dhe 25 të tjerë u plagosën në një sulm me dron në Zaporizhzhia.. Sipas guvernatorit rajonal Ivan Fedorov, më shumë se 20 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike dhe 17 mijë të tjerë pa ngrohje pas sulmit, gjatë të cilit u shkatërrua edhe një termocentral.