Top Channel/ Zbulime në amfiteatër,gërmimet nxjerrin objekte nga periudha osmane e mesjeta e hershme
19/10/2024 19:55

Katër varre foshnjash janë zbuluar gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në Amfiteatrin Antik të Durrësit. Gërmimet italo-shqiptare u përqendruan në galeritë 8 dhe 9 duke prekur shtresat kohore që i përkasin periudhës osmane dhe Mesjetës së hershme. Varret e foshnjave të gjetura së fundmi mendohet se i përkasin një periudhe që shtrihet mes shekujve IX-XI, duke shtuar një tjetër dimension historik në këtë vendbanim antik. “Është një ekspeditë që financohet nga Instituti Arkeologjik, Universiteti i Kietit dhe Ministria e Jashtme Italiane. Është një projekt që ka në bashkëpunim kolegë shqiptarë dhe italianë. Në periudhën e Mesjetës i gjithë Amfiteatri është përdorur për qëllime banimi, si dhe ripërdorim për qëllime artizanale. Pas heqjes së fazave të periudhës osmane dhe asaj të Mesjetës, kemi arritur të zbulojmë dhe nivelin e përdorimit si varrezë. Janë zbuluar 4 varre fëmijësh nga 0-1 vjecc dhe janë mjaft të rëndësishme për të kuptuar se kjo zonë është përdorur si varrezë në shek. VI-VII dhe e ripërdorur në shek. IX-XI.” Ndërkohë, furra e qeramikës, e zbuluar gjatë ekspeditës së mëparshme, është përcaktuar se daton në shekullin XII. Materialet e zbuluara përfshijnë qeramikë të periudhës mesjetare, kryesisht prodhim vendas dhe disa të importuara nga Bizanti dhe vendet islamike. Gjetje të tjera të rëndësishme janë dhe ato të qelqit dhe monedhave të ndryshme. “Në këtë hapësirë kemi zbuluar dhe një pus ku kanë dalë mjaft materiale që i përkasin Mesjetës së vonë. Pusi kap një thellësi 1,5 metra dhe ka nxjerrë dhe materiale, qeramikë të Mesjetës së Mesme... Gjetjet do të studiohen nga antropologu i Institutit të Arkeologjisë Ulsi Tota dhe do të marrim pjesë për analiza për një datim më të saktë të tyre.” Të gjitha këto zbulime ndihmojnë në rindërtimin e imazhit të një vendbanimi portual të rëndësishëm, i cili ka pasur një rol kyç në marrëdhëniet tregtare, duke dëshmuar për historinë e gjatë të qytetit deri në ditët tona.

Top Channel/ Masakra e Poklekut në një libër/ U promovua “Shtëpia me gjak në mure” i Afrim Hysenaj
19/01 12:29
Shumë krenari dhe mesazhe të vyera në Javën Kulturore Kombëtare – Javët Kulturore Ndërkombëtare
17/01 20:30
Ditët krenare të Kulturës Kombëtare Kosovë-Shqipëri – Javët Kulturore Ndërkombëtare
16/01 20:30
Top Channel/ Art me vilën e Enver Hoxhës! Rama: Ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16/01 19:55
Top News – Hapet rezidenca e ish diktatorit, Enver Hoxha. Vila 31 shndërrohet në ambient kulturor
16/01 16:23
Top Channel/ “Ëndërr në Papafingo”! Komedia e zezë në skenën e teatrit “Skampa”
15/01 15:33
Top Channel/ “Shteti, autor krimesh”/ Libri i Imer Merlikës, pinjoll i ish-kryeministrit Merlika
14/01 12:36
Top Channel/ Letërkëmbimet e Kadaresë/ Ftesa që i bënte nobelisti Gunter Grass, ekspozuar në…
14/01 12:34
Top Channel/ “Janari në festën e filmit shqiptar”/ Rikthehet në Gjirokastër eventi kinematografik
12/01 12:30
Top Channel/ Pikturat e Krist Dimos! Ekspozita në COD në Kryeministri
11/01 15:34
Top Channel/ Ndahen çmimet e letërsisë, jepen vlerësimet për autorët shqiptarë më të mirë
10/01 15:33
Për herë të parë në Shqipëri, Java e Kulturës Meksikane – Javët Kulturore Ndërkombëtare
09/01 20:30
Top Channel/ Nga Kadare te Alain Delon e Navalny, personazhet e famshëm që u ndanë nga jeta në 2024
03/01 19:59
Top Channel/ Matematikani i dashuruar me gjuhën shqipe bën gati fjalorin e dytë këshillimor
03/01 12:27
Top Channel/ Ikonat në Lazarat! Punishtja e rrallë në fshatin me histori të trazuar
02/01 15:34
Top Channel/ “Betlehemi i gjallë” Atmosferë unike në Hajmel të Shkodrës
02/01 12:30
Top Channel/ “38 ditë për të ndryshuar jetën”! Supervepra në skenën e Teatrit Kombëtar
30/12 19:58
Top Channel/ Grand Gala në Elbasan/ U mbyll kalendari artistik me koncertin më të madh të vitit
29/12 15:15
Top Channel/ Parashqevi Simaku merr suprizën e paimagjinueshme, nga gëzimi ia merr këngës dhe valles
28/12 13:03
Top Channel/ Karikaturat e Arben Meksit, piktori përgatitet për një ekspozitë të përhershme në Vlorë
28/12 12:41
DIGITALB DIGITALB - OFERTA