Top Channel/ “Xhaçka”, Venecia i jep të drejtë PS: Deputetët s’mund të votojnë me detyrim
06/12/2024 20:12

Shumica socialiste duket se ka marrë nga Komisioni Venecias ku ishte edhe kryerja e kuvendit Elisa Spiropali, një opinion mbështetës për qëndrimin e tyre në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhakës. Një prej pesë pyetje drejtuar Venecias në një kërkesë me firmën e Elisa Spiropalit, ishte a me mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? dhe nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputeti? E pikërisht për këtë çështje burime konfidenciale të Komisionit të Venecias thanë për Top Channel se në vendimin që pritet të zbardhet në fillim të javës së ardhshme, konstatohet se Parlamenti dhe deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar. Debatet me shkak mandatin e deputetes Olta Xhacka u thelluan në prill të këtij viti, pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese, Partia Socialiste tha se ky vendim nuk mund ta detyrojë deputetin si të votojë dhe me forcën e kartonit rrëzoi vendimin e gjykatës. Pikërisht për këtë zgjidhjen ia kërkuan komisionit të Venecias ku në sesionin plenar të 6 Dhjetorit mori pjesë kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali bashkë me Klotilda Bushkën kryetare e komisionit parlamentar të ligjeve. Zyra e shtypit e kuvendit thotë se “Në fjalën e saj në këtë sesion, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, shprehu mirënjohjen për të gjithë anëtarët e këtij forumi prestigjioz, personalitete të shquar të së drejtës, të njohur botërisht, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe konstruktiv me Kuvendin e Shqipërisë, në dhënien e opinioneve në mbrojtje të Kushtetutës, për fuqizimin e institucioneve dhe konsolidimin e vlerave demokratike”. Gjatë qëndrimit në komisionin e Venecias Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm të Britanisë së Madhe, Lord Hermer KC.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA