Top Channel/ Vuçiç shkon në Moskë në mes të luftësh: Nëse s’vjen fundi i botës…
19/11/2024 22:09

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të martën se do të vizitojë Moskën në muajin maj, dhe kështu mund të realizojë vizitën e tij të parë në Rusi prej nisjes së luftës në Ukrainë. Ai i ka bërë këto deklarata në një adresim publik, pas ftesës që i ka bërë presidenti rus, Vladimir Putin për të marrë pjesë në festimet për të shënuar 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore. “Nëse nuk vjen fundi i botës – ndonëse nuk jam i sigurt, por shpresoj që nuk do të ndodhë – do të ishte nder i madh për mua që të jem në Sheshin e Kuq për përvjetorin e 80-të të çlirimit prej fashizmit”, ka thënë Vuçiç sipas agjencisë së lajmeve AFP. Presidenti serb ka thënë se ka diskutuar për këtë çështje edhe me kryeministrin sllovak, Robert Fico, i cili “gjithashtu do të marrë pjesë”. Kremlini ka thënë të martën se synon që më 9 maj të vitit tjetër të shënojë “festimin më të madh në histori”, teksa tenton të çojë përpara vlera patriotike dhe ushtarake. Në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian në pjesën për Serbinë - vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian - është thënë se ky shtet nuk ka arritur përparim në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, meqë nuk ka arritur t’i harmonizojë politikat me ato të bllokut evropian. Mes tjerash, në raport janë përmendur shqetësimet për forcim të bashkëpunimit në mes të Beogradit dhe Moskës.

Top Channel Kina përgatitet për ‘luftë’ tregtare pas kërcënimeve të Trump për taksa për importet
22/01 23:17
Top Channel/ Trump e zbulon, ja çfarë shkruhej në letrën e Biden për Presidentin e ri
22/01 23:16
Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01 23:02
Top News – Zbulohet letra e Biden për Trump. ‘Zoti ju udhëzoftë, uroj të sillni paqe për kombin’
22/01 23:00
Top News – Trump kërcënon Putin. ‘Sanksione të larta nëse nuk i jep fund luftës’
22/01 23:00
Top Channel/ Sulm me thikë në Gjermani/ Vritet një fëmijë 2 vjeç dhe një qytetar
22/01 22:36
Top Channel/ Musk “kriset” me Trump, kundër “Stargate” prej 500 miliardë USD
22/01 22:34
Top News – Trajnimi i rekrutëve të rinj ukrainas. Ushtarakët shqiptarë me mision në Britani
22/01 22:30
Top Channel/ Lideri suprem i Iranit paralajmëron Trump: E ardhmja do tregojë…
22/01 22:27
Top News – SHBA bllokon mijëra refugjatë. Anulohen fluturimet e emigrantëve nga Afganistani në Siri
22/01 22:15
Top Channel/ DASH anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA, kategoria që nuk preket
22/01 20:07
Top Channel/ Strehohej në Kosovë, humb jetën gazetarja ukrainas, u gjet në banesë
22/01 20:05
Top Channel/ TikTok ‘në duart’ e Trump, çfarë pritet të ndodhë në SHBA?
22/01 20:04
Top Channel/ Macron e Scholz i përgjigjen Trumpit, tregojnë si duhet të jetë Evropa
22/01 19:27
Top News- BE përballë situatës gjeopolitike, Kos: Procesi integrimit është bërë më i vështirë
22/01 18:21
Top Channel/ “Mungesa e Ivanka-s, bashkëshortja e Trump më e fuqizuar”, ç’rol do ketë Zonja e Parë
22/01 18:02
Top Channel/ President i ri, orendi të reja! Ndryshimet pas largimit të Biden, ja çfarë hoqi Trump
22/01 17:57
Top Channel/ Trump i prerë, i kundërvihet Putinit:Nëse s’pranon bisedimet për paqe, do sanksionoheni
22/01 15:54
Top News- Trump kërkon kanalin e Panamasë/ Reagon presidenti Mulino- Na përket neve
22/01 15:36
Top News- Izraeli e Gaza publikojnë shifrat/ Mijëra humbje jetësh, nuk përputhen deklaratat
22/01 15:09
DIGITALB DIGITALB - OFERTA