Top Channel/ Vrau me grusht biznesmenin në Vlorë, Gjykata jep vendimin për djalin e anëtares së KLP
20/03/2024 18:50

Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 3 vite heqje lirie. Autorit i është pranuar akuza “vrasje nga pakujdesia” neni 85, atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka. Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje por kjo është rrëzuar. Të pranishëm në sallë ishin avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit. Autori nuk ka qenë i pranishëm pasi sipas avokatëve kishte probleme shëndetësore. Por si ndodhi ngjarja? Gjithçka nisi me një përplasje fizike mes Rei Metës dhe viktimës Armando Meshau, që më vonë përshkallëzoi deri në vdekjen e inxhininerit. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri”, në gusht të vitit të shkuar. Fillimisht midis të dyve ka pasur sharje dhe ofendime, dhe shumë shpejt situata degradoi në dhunë, e cila rezultoi fatale për 55-vjeçarin që mbeti i vdekur. Rei Meta, asokohe punonjës në Drejtorinë e Doganave në Tiranë, u arrestua 4 orë pas ngjarjes në zonën e Lungomares. 33-vjeçari banues në Tiranë u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Rei Meta është djali i Nurihan Metës, anëtares së KLP.

Top News – Akuza për trafik droge në Itali. Arrestohet në fshatrat e Shkodrës 54-vjeçari
24/01 10:19
Top Channel/ Eliminohet në Kamëz Lulzim Visha, në 1997 vëllai i tij qëlloi një person
24/01 10:17
Top News – ‘Lavatriçja’ e vëllezërve Çopja. GJKKO lë në burg të akuzuarin për pastrim parash
24/01 10:14
Top News- Dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri/ Gjendet i pajetë brenda makinës 48 vjeçari në Tiranë
24/01 09:47
Top News – Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari brenda makinës, dyshimet e para
24/01 09:26
Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
DIGITALB DIGITALB - OFERTA