Top Channel/ Vrasja e policit, logoja e Policisë së Kosovës në “Times Square” të New York-ut!
25/09/2023 16:00

Sulmi i së dielës ng ai cili humbi jetën efektivi i POlicisë së Kosovës, Afrim Bunjaku e u plagos një tjetër polic, ngjalli një valë indinjate e reagimesh, në mesin e të cilave pati sakaq edhe falënderime për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Pikërisht për të treguar mirënjohje ndaj tyre, në ekranin gjigand që ngrihet mbi sheshin “Times Square” është shfaqur logoja e Policisë së Kosovës së bashku me atë të UÇK-së dhe FSK-së.“Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi në foton ku shihej logoja e Policisë së Kosovës. Nisma e një shqiptari nga Mitrovica nuk përfundonte këtu, por vazhdonte dhe me një fotografi tjetër ku shihej logo e UÇK-së e shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri – Afrim Bunjaku”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës vendosi që kjo e sotmja të shpallet ditë zie në nderim të policit Bunjaku. Për efektivin e vrarë, edhe Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe e uli në gjysmështizë flamurin e Kosovës e pohuar kjo nga ambasadori, Xhabir Hamiti. “Kosova sot mban zi për vrasjen e një polici, i cili u vra në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit të Kosovës. Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe e ka ulur flamurin në gjysmështizë”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Top News- Grenell mesazh ndaj Kurtit/ Diplomati: Çoi marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët
23/01 22:37
Top News- Hidhet granatë dore në Pejë, autorët në drejtim të paditur
23/01 19:56
Top News- Përhapje masive e gripit në Kosovë/ IKSHPK: Rritja e rasteve ka tejkaluar pragun epidemik
23/01 18:30
Top Channel/ Premtimet e fushatës, “sekreti” i politikanëve në Kosovë për të bindur zgjedhësit
23/01 15:30
Top News – Fushatë pa program. Analistët kryqëzojnë VV: Po ikën nga realiteti
23/01 14:47
Top News – LDK kërkon debat publikë me Kurtin. Mustafa: Kosova e meriton, flasim për të ardhmen
23/01 14:46
Top News – Muzeu i ‘Fëmijëve të Luftës’ / Hapet në Kosovë me vizatime dhe lodra
23/01 14:09
Top Channel/ Hapet “Muzeu i Fëmijëve të Luftës” në Prishtinë, pikturat tregojnë tmerret e luftës
23/01 12:36
Top Channel/ Kurti: Në Nato, pastaj në BE/ Kryeministri i Kosovës firmosi për Tregtinë e Lirë
22/01 23:10
Top Channel/ Alarmi për Kosovën: Po minohet demokracia!
22/01 19:56
Top News-Beteja e programeve ekonomike/ Ekspertët: Partitë politike nuk po ofrojnë zgjidhje konkrete
22/01 16:51
Top News – Osmani: Kosova ka mbështetjen e Trump. Presidentja sqaron pse nuk mori pjesë në inagurim
21/01 22:00
Top Channel/ Peter Sorensen, i dërguari i ri i BE për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
21/01 15:25
Top News – Ndikimi i Trump në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët të ndarë: Nuk do ketë ndryshim
21/01 12:39
Top News – 19 vite pa Ibrahim Rrugovën. Përkujtohet ish-presidenti i parë i Kosovës
21/01 12:28
Top News- Haradinaj takon Grenell/ Kreu i AAK: Synimi kryesor, anëtarësimi në NATO
20/01 11:07
Top News – Frika për tensione gjatë zgjedhjeve/ NATO dërgon trupa shtesë në Kosovë
20/01 10:22
Top News – Flakë masive zjarri, shkrumbohet qendra tregtare në Kosovë.
19/01 14:12
Top News – Qytetarët dënojnë politikanët. Shqetësim gjuha e ashpër gjatë fushatës në Kosovë
19/01 14:08
Top News – ​Vëzhguesit e BE dalin në terren. Kosovë, monitorohet fushata dhe procesi zgjedhor
19/01 14:07
DIGITALB DIGITALB - OFERTA