Top Channel/ Vrasja e 20 vjecares në Greqi, mediat “identifikojnë” tre shqiptarë!
17/06/2021 14:40

Gazeta greke Ta Nea pretendon se rrethi i të dyshuarve për vrasjen e 20 vjecares britanike Caroline Crouch, është ngushtuar. E përditëshmja flet për tre shqiptarë tek të cilët po fokusohen hetimet e policisë. Drejtuesit e grupit hetimor kanë qenë në kontakt me të paktën 100 persona,e kanë në duar rreth 25 dëshmi nga oficerë policie, fqinj, të afërm dhe miq të ciftit si dhe njerëz të tjerë që mund të dinë çfarë ndodhi mëngjesin e 11 majit, thuhet në shkrim. Përpos kësaj janë kërkuar të dhëna krahasuese nga 10-15 grabitje të ngjashme në Atikë, si dhe lëvizjet e të paktën 20-30 kriminelëve grekë, shqiptarë, gjeorgjianë, disa prej të cilëve janë liruar kohët e fundit, me fokus tek individë të veçantë, e sidomos tre të huaj me origjinë shqiptare që mund të jenë përfshirë në grabitje, të cilët tashmë janë zhdukur. Vjedhja në banesën e viktimës, nga e cila nuk mbeti asnjë gjurmë, e ka lodhur shumë policinë greke. Mjaft pyetje rrethojnë këtë moment duke nisur nga fakti që grabitësit ishin kujdsur shumë të mos kapeshin nga kamerat, por nuk kishin marrë me vete as edhe ngjitës apo litarë për goditjen e tyre; ata iu drejtuan nga ana tjeter me kujdes të jashtëzakonshëm kutisë së Monopolit që përmbante 11.500 euro në një raft me libra e lodra, pa hedhur në tokë asnjë objekt të vetëm sic ndodh zakonisht në vjedhje të tilla.

Top News- Athina i përgjigjet Shkupit: Çështja maqedonase e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
23/01 14:25
Top News – Kriza e ajrit të ndotur në Ballkan/ Kërcënon shëndetin dhe aspiratën për anëtarësim në BE
23/01 14:10
Top News- Lajçak takon Vuçiç për ngërçin me Kosovën, zbardhen porositë për Serbinë
22/01 13:18
Top News- Ballkani jo në agjendën e Trump/ ‘Mund të kthehet teza e shkëmbimit të territoreve’
21/01 11:03
Top News- Nacionalistët serb kërcënim për veriun/ Autoritetet: Po tentojnë tensionim të situatës
20/01 12:53
Top News – Digjet shtëpia e të moshuarve, 8 viktima/ Zjarri dyshohet i qëllimshëm
20/01 11:11
Top News – Peter Sorensen zëvendëson Lajçak / I dërguari i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
19/01 13:00
Top News- Trazira në parlamentin boshnjak/ Dodik bllokon miratimin e dy ligjeve për integrimin
16/01 18:58
Top News – Pushteti i Vuçiç në pikëpyetje. Opozita refuzon ftesën për referendum konsultativ
15/01 21:20
Top News – Serbia bojkoton dialogun. Alibi qesharake për bisedimet për të zhdukurit e luftës
15/01 16:41
Top News- Vuçiç i kërkon referendum opozitës: E pamundur të qëndrojë në postin e presidentit
14/01 22:03
Top News – Moska në kontakt ‘me miqtë serbë’ / Lavrov i shqetësuar për kompaninë serbe të naftës NIS
14/01 13:42
Top Channel/ Studentët serbë shpërthejnë kundër qeverisë! Mijëra protestues në rrugët e Beogradit
13/01 22:30
Top Channel/ Serbia mikpritëse e takimit mes Trump dhe Putin? Dy udhëheqësit pritet të bisedojnë
13/01 22:24
Top News – ‘Jemi vendi më i përshtatshëm’. Serbia kërkon organizimin e takimit Trump-Putin
13/01 20:00
Top News – Acari mbërthen Greqinë. Autoritetet mbyllin shkollat, kufizime në rrugë
13/01 19:00
Top News – Millanoviç rizgjidhet president / Kroaci, nis mandatin e dytë, fiton bindshëm zgjedhjet
13/01 12:04
Top News- Polonia mesazh Kosovës/ ‘Raportet me Serbinë, kusht për integrimin në BE’
13/01 11:57
Top News- Kosova e Serbia ulen në tryezë. Takimi këtë javë, Lajçak: Në fokus të zhdukurit e luftës
13/01 11:38
Top News – Revolta në Serbi/ Mijëra studentë sfidojnë Vuçiç dhe…motin
13/01 09:20
DIGITALB DIGITALB - OFERTA