Sali Berisha: E thirra këtë takim me ju, për të ju përgëzuar për punën që keni nisur dhe zhvilluar në mënyrë që të konkretizohet me sa më shumë sukses, vota e shqiptarëve jashtë vendit, si një dimension themelor i këtij procesi elektoral. Po të kemi parasysh faktin se, votues shqiptarë janë më shumë jashtë se sa brenda, atëherë është një mision i vërtetë, angazhimi ynë për të krijuar çdo lloj lehtësimi dhe mundësie, që këta mbi 1 milionë e gjysëm votues që ndodhen jashtë, qytetarë shqiptarë me të drejtë vote që ndodhen jashtë, të mund të shprehin vullnetin e tyre politik, për kandidatët, kandidatet, forcat politike që ata u besojnë. Në këtë aspekt, roli juaj është shumë më i madh dhe i PD.