Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e paralajmëroi presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump, që të mos nisë një luftë tregtare me Europën, dhe në të njëjtën kohë, tregoi se mbetet e hapur për negociata. Në botë nuk ka ekonomi të tjera që janë aq të ndërthurura sa tonat. Vëllimi tregtar mes nesh arrin në 1.5 trilion euro, që korrespondon me 30 për qind të tregtisë botërore. Të dyja palët do të rrezikonin shumë. Von der Leyen kujtoi se kompanitë europiane punësojnë 3.5 milionë amerikanë në SHBA, ndërsa një milion vende të tjera amerikane pune varen drejtpërdrejt nga tregtia me Europën. Paralajmërimet e Trumpit për vendosjen e tarifave të reja prej 10 deri në 20 për qind për importet, kanë mbjellë shqetësim. Presidenti i porsabetuar amerikan insiston se kërkon ta përdorë këtë lëvizje forcuar SHBA-në si një vend prodhimi dhe për të ulur deficitin tregtar. Ai duket nuk e toleron faktin që kompanitë europiane shesin më shumë mallra në SHBA sesa kompanitë amerikane në BE. Më herët, edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, pohoi se një aleancë e ngushtë me SHBA është në interesin e të dyja palëve, edhe nën drejtimin e Trumpit. Bashkëpunimi i ngushtë midis Evropës dhe SHBA-së është i domosdoshëm për paqen dhe sigurinë globale dhe motor për një zhvillim të suksesshëm ekonomik, u shpreh ai.