Ursula von der Leyen duket se nuk ka ndërmend ta largohet nga pozicioni i saj në krye të Komisionit Europian, por synon një mandate të dytë në këtë post.Nëse fiton, ajo do të mund të bëhet ndër politikanët më të rëndësishëm që përfaqëson bllokun europian me 450 milionë banorë, brenda një gjenerate. Sipas Politico-s, Von der Leyen ishte përballur prej muajsh me një presion në rritje për të njoftuar planet e saj për një rikandidim të mundshëm ose jo.