Top Channel/ Vizita mes ministrit grek dhe Belerit, në burgun e Durrësit ndërpriten dritat
21/11/2023 17:12

Ministri grek Stavros Papastavru vijon vizitën me Fredi Belerin, ndërkohë që në burgun e Durrësit u ndërpre energjia elektrike. Gazetarja Vali Qyrfyçi raporton se për disa minutash, nuk kishte energji në burgun ku ndodhen të arrestuar krahas Belerit, edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-kryetari i Kukësit Safet Gjici dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Shkak i mungesës së energjisë u bë një zjarr që ra në një nga kabinat elektrike të zonës ku ndodhet IEVP Durrës. Energjia u rikthye pas ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa mësohet se dhe në mungesë të saj vizita mes ministrit grek dhe Belerit nuk është ndërprerë. Ky takim po zhvillohet një ditë para seancës gjyqësore të Belerit, i cili është në pritje të gjykimit. Athina zyrtare vijon ta mbështesë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës që nga momenti i arrestimit. Para se të takonte Belerin në burg, Papastavru shprehu para gazetarëve, mbështetjen për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarë. “Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur. Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës evropiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës evropiane që të kthehet normaliteti në Bashkinë e Himarës”.

Top Channel/ Olimpiada Shqipëri-Kosovë! Nxënësit në garë për gjuhën shqipe
23/01 19:50
Top Channel/ Nis përplasja, Shqipëri-Kroaci ‘hakmerren’ ndaj Serbisë
23/01 19:24
Top Channel/ I mori jetën kamerierit në Elbasan, dënohet Erjon Llapushi
23/01 19:21
Top News – TikTok nuk do mbyllet? AFP: Rama mund të tërhiqet
23/01 17:43
Top News- Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier/ U zhduk kur po shkonte për të peshkuar
23/01 17:33
Top News – Më shumë se 60 mijë aplikime në PER. Zgjedhjet e 11 majit, regjistrohen 36 mije emigrantë
23/01 17:32
Top Channel/ Zona e lirë ekonomike! Veliaj: TED Tirana, për punët e së ardhmes
23/01 15:28
Top Channel/ Dy variante të gripit, shqiptarët po përballen me simptoma më agresive
23/01 15:26
Top Channel/ Kriptomonedhat “drejt qiellit”! Po prodhohen edhe në Shqipëri
23/01 15:24
Top Channel/ Gjykata angleze merr vendimin për grupin që ndihmoi në eliminimin e Ardian Nikulaj
23/01 15:20
Top Channel/ Kapen kultivuesit e kanabisit në Kamëz, si u zbuluan dy të rinjtë
23/01 15:19
Top Channel/ Tik Tok s’do mbyllet! Zbulohet biseda e Ramës me kinezët
23/01 15:17
Top Channel/ Shtëpia e Bardhë shpall lëvizjen Houthi të Jemenit ‘organizatë të huaj terroriste’
23/01 15:07
Top Channel/ Ekskluzive- Serbia i dëboi si të rrezikshëm, flasin dy shqiptarët
23/01 15:06
Top Channel/ Gjykata “fundos” Ilir Beqajn, akuzë për grup të strukturuar kriminal
23/01 15:05
Top Channel/ Putin i shqetësuar për ekonominë ruse, burimet në Kremlin: Kërkon negociata me Trumpin
23/01 15:01
Top News- Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Gjykata e Londrës vendos ekstradimin e ‘vëzhguesit’
23/01 14:49
Top Channel/ “Grupet e rrezikuara të bëjnë vaksinën e gripit”, apeli i Silva Binos
23/01 14:01
Top Channel/ Urdhri mbi imigrimin! Ushtria amerikane përgatitje për mijëra forca në kufi me Meksikën
23/01 13:58
Top Channel/ Në garën me Kinën mbi inteligjencën artificiale, Trump sinjalizon qëndrim agresiv
23/01 13:57
DIGITALB DIGITALB - OFERTA