Top Channel/ Vijon “lufta”! Pandeli Majko: Ja pse më sulmon Berisha!
09/01/2025 19:58

Ish kryeministri socialist Pandeli Majko në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, paralajmëron një fushatë elektorale të ashpër dhe me akuza si ato ndaj tij nga Sali Berisha për krime elektorale. Vënien nën sulmin e Berishës, Pandeli Majko e shikon të lidhur me kalimin e tij nga Kukësi në fushë-betejën elektorale të Tiranës. “Unë jam mësuar me sulme sepse sulmet janë të natyrshme në politikë aq më pak në një situatë elektorale që duket se do të jetë një situatë elektorale shumë e ashpër. Ajo që më shqetëson për momentin përballë publikut është po ndodh një proces që quhet martesë e gënjeshtrës me të vërtetën. Pra ka humbur linja dalluese midis asaj që është e vërteta dhe gënjeshtra. Sepse një e vërtetë martohet me 10 gënjeshtra dhe publiku e ka shumë të vështirë të kuptoj se kush bën çfarë. Kështu mendova se procedura më e drejtë nuk ishte futja në debate të përgjithshme fjalës. I jam drejtuar SHISH nëpërmjet kryetares së kuvendit duke i bërë asaj kërkesë që të bëhet sqarimi përkatës”, tha ai për Top Channel. Por a është takuar Pandeli Majko me personazhet e përmendur nga Berisha si pjesë e pretenduar e një regjistrimi ambiental nga dega lokale e SHISH në Kukës? “Sigurisht që jo. Sidomos me ish drejtorin e policisë i cili edhe nga vlerësimet e medias, në atë periudhë që unë kam qenë i deleguar në Kukës pra në zgjedhjet e Majit të 2023 ai ishte i larguar që në 2021. Kështu që nuk mund të takohesha me dikë që kishte dy vite i larguar. Dje më thanë se emri i tij ka ndryshuar nga Alban është bërë Ardian më saktë ish drejtori i OSHE-së”, tha ai. Për momentin Pandeli Majko e përjashton një betejë ligjore në gjykatë për shpifje ndaj kryetarit të PD-Sali Berisha. “Unë e kam parim. Nuk para bëj akuza për natyra të tilla. Nuk e kam bërë për asnjë gazetari apo politikani pasi mendoj se nëse do të merresha më këtë do të duhej shumë kohë dhe financim. Mendoj se çdo qytetar e ka shumë të qartë se unë nuk mund të shkoja në Kukës e të fitoja zgjedhjet duke shitur shtylla”, deklaroi Majko. Megjithatë përplasja e radhës Majko-Berisha do të zhvendoset në një zonë elektorale të cilën Majko nuk e tregon por Top Channel mëson se është me shumë peshë e rëndësi për PD-n. “Shpresoj në një zonë interesante. Pa diskutim të vështirë”, tha ai. Çfarë pritshmërie keni nga kjo zonë? “Të bëj më të mirën për PS. Familjen time”, u shpreh Majko. E ndërsa socialistët kanë vendosur standardin e të mos komentuarit të atyre që hynë e dalin në SPAK, ish kryeministri socialist jep një përgjigje të shkurtër si ndjehet kur kolegë deputetë, ish ministra apo edhe kryebashkiakë kthehen në subjekte të prokurorisë së posaçme. “Keq ndjehem. Shumë keq. Dhe sidomos ndjehem keq kur shoh njerëz që janë nën akuzë që sulmojnë kolegët e mi”, tha Majko.

Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
Top News- Berisha prezanton planin për shëndetësinë: Premton 2-fishim të buxhetit
20/01 16:28
Top News- Berisha i vë kusht Ramës për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor
20/01 16:27
DIGITALB DIGITALB - OFERTA