Top Channel/ Venecia i përgjigjet Kuvendit për mandatin e Xhaçkës, do shqyrtojë kërkesën
25/09/2024 19:26

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë, për dhënien e një opinioni në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe detyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në përgjigjen drejtuar kryeparlamentares Spiropali, Presidentja e Komisionit të Venecias informon se kjo çështje është vendosur për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit me 6-7 dhjetor 2024. “Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të. Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias.” thuhet ndër të tjera në letrën e presidents se komisionit të venecias, ndërsa njoftimi për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit të Shqipërisë është publikuar edhe në faqen zyrtare të Komisionit. Në seancën parlamentare për cështjen e mandatit të deputetes olta xhacka, socialistët zgjodhën në masë abstenimin, duke mos e dërguar cëhstjen në gjykatën kushtetuese. Pas kësaj kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali iu drejtua Komisionit të Venecias, për të zgjidhur atë që shumica e shikon si një ngërç të krijuar në marrëdhëniet me Gjykatën, për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit. Shumica i është përmbajtur qëndrimit se deputeti nuk mund të detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar dhe se këtë liri atij ia njeh kushtetuta. kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, ka deklaruar se sapo te merret nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprohet sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë. Rasti i mandatit të deputetes Xhaçka e ka zanafillën që në qershor të vitit 2022, kur deputetë të opozitës, iu drejtuan parlamentit me një mocion për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimin e mandatit të ish ministres. Sipas tyre, deputetja Xhaçka ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut.

Top News- Zgjedhjet, PD rikthen primaret/ Krerët e degëve të japin dorëheqje nëse do garojnë
23/01 18:30
Top News- PD në krah të Bardh Spahisë/ Demokratët akuza SPAK për standarde të dyfishta
23/01 18:18
Top News- Ndryshimet në Kod, PD kushtëzon votën/ Kërkon votim dhe për ata pa mjete identifikimi
23/01 18:16
Top Channel/ Kërkesat e fortë e PD për diasporën në prag të zgjedhjeve
23/01 15:15
Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
DIGITALB DIGITALB - OFERTA