Top Channel/ Vendimi i Kushtetueses, Berisha: Vendim i turpshëm, tregoi nivelin e saj mjeran
21/11/2024 20:24

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi këtë të enjte pasi Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e tij për masat nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Ai e konsideroi një veprim antikushtetues, ndërsa theksoi se beteja e tij nuk ndalon këtu, por vijon në Gjykatën e Strasburgut. Berisha: Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi. Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë. Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti. Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese. Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra. Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët. Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor. Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej. Gjykata tregoi nivelin e saj mjeran. Gjykata shkeli Kushtetutën, me vendimin e saj damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet. Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë, e gjitha kjo do shkojë në Strasburg, në gjyqin e Evropës që mbron të drejtat e njeriut. Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu që sillen si susarë ndaj Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk shpalli antikushtetues mos marrjen e lejes në Parlament, por thonë se s’kishte proporcion, sigurisht këta janë gjykatës me probleme madhore, është radha jonë, është radha jonë ne do të fitojmë. Pas një seance maratonë rreth 7 orë, Gjykata Kushtetuese mori vendimin sot për “çështjen” Berisha. Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi shfuqizimin e masës së dhënë nga SPAK ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘bllokimin e pasaportës’ në mënyrë që të mos dalë jashtë vendit. Kushtetuesja ka gjetur të argumentuar saktë nga SPAK masën e “detyrim paraqitje”, ndërsa ka shfuqizuar atë për bllokimin e pasaportës. Masa arrest shtëpie, ku ndodhet aktualisht nuk ishte objekt i shqyrtimit nga Kushtetuesja. Berisha ka ankimuar masën e parë, detyrim paraqitjeje të 21 tetorit 2023, që më pas u kthye nga GJKKO në masë shtrënguese “arrest shtëpie”. Berisha e konsideronte antikushtetues vendimin, pasi sipas tij nuk është marrë leje nga Parlamenti për vendosjen e masës.

Top Channel/ “Hanë sapunin për djathë”/Rama-komentuesit: Krenari nga Greqia qan hallet e shqiptarëve
23/01 13:56
Top Channel/ Divorci i Ilirit me Monikën! Gjykata cakton datën e shqyrtimit të kërkesës
23/01 12:48
Top News – KQZ miraton numrin e kandidatëve. Çdo parti, 46 emra të sigurt, 140 me votë preferenciale
22/01 20:50
Top News-Zero tatim për hotelet me 4 e 5 yje. Komisioni i ekonomisë miraton në parim propozimin e PS
22/01 20:15
Top Channel/ Shqipëria hakmerret ndaj Putin, zbardhet marrëveshja me Ukrainën
22/01 19:43
Top News- Deputeti i PD në GJKKO, akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë pasurie
22/01 19:31
Top News – Rama tregon strategjinë e turizmit. Kreu i qeverisë vlerëson Arabinë Saudite: Të mësojmë
22/01 18:23
Top Channel/ Rama takon zyrtaren e Tik Tok: Do rihapim platformën
21/01 20:42
Top Channel/ PS-PD mbyllin listat! 46 kandidatët e parë do të caktohen nga kryetari
21/01 20:40
Top News- Rama takon Zelenskyn, përqafime mes dy liderëve…marrëveshje në fushën e sigurisë
21/01 19:52
Top Channel/ Rama takohet me Zelenskyn në Davos: Nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme!
21/01 19:26
Top News – 105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Spiropali: Integrimi, objektiv për kuvendin
21/01 17:10
Top News- PD kërkon votim masiv të emigrantëve/ Demokratët propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor
21/01 16:43
Top Channel/ Rama: Do rihapim Tik Tok! Biseda me zyrtaren e kompanisë
21/01 15:16
Top Channel/“21 janari”,Berisha akuzon PS:Në 14 vite askush se pengoi Ramën të jetojë në çdo aspekt
21/01 15:14
Top Channel/ A do shkoni në SPAK nëse ju thërret për 21 Janarin? Ja si përgjigjet Sali Berisha
21/01 13:43
Top Channel/ “Falë viktimave të 21 janarit u bëre kryeministër”, Rama i përgjigjet komentuesit
21/01 13:16
Top News – Kuvendi rihap punimet. Sesioni para zgjedhjeve, Spiropali mesazh diasporës
20/01 21:00
Top News- Gjyqi për Berishën dhe dhëndrin e tij, çfarë ndodhi në seancë
20/01 17:47
Top News- Nga shëndetësia tek ‘non grata’/ Berisha prezanton planin, kërkon bashkim të opozitës
20/01 17:18
DIGITALB DIGITALB - OFERTA