Top Channel/ Vendimi i gjykatës për Teatrin, juristi Jordan Daci shpjegon vendimin e Kushtetueses
03/07/2021 19:41

Pasi i cilësoi anti-kushtetuese, Gjykata Kushtetuese vendosi që të shfuqizojë vendimin për t’ia kaluar bashkisë Tiranë pronësinë e Teatrit si dhe ligjin e veçantë për ndërtimi e tij. Por, Gjykata nuk arriti t’i japë zgjidhje çështjes kryesore nëse duhej të prishej apo jo godina pasi nuk siguroi dot numrin e duhur të votave. Teksa Bashkia Tiranë e cilësoi atë si një fitore, për juristin Jordan Daci edhe ky vendim është në shkelje me ligjin themeltar të shtetit. “Vendimi i Këshillit Bashkia nuk do të thotë se është i ligjshëm apo kushtetues, por thjesht nuk është marrë në shqyrtim, por në bazë të arsyetimeve vërteton që edhe ky vendim është antikushtetues, në një kohë kur i heq të drejtën edhe bashkisë mbi këtë projekt. Së pari Gjykata ka vendosur që ligji shfuqizohet, çka do të thotë se gjithë mekanizmi që do të mund të përdorej nga Bashkia në raport me mënyrën se si do bëhej tenderimi, bie bëhet 0. Së dyti , ka vendosur që prona t’I kthehet ministrisë së Kulturës. Pra, bashkia ka humbur çdo të drejtë mbi truallin dhe përfshirjen e saj në këtë projekt sepse është jashtë çdo lloj kompetence të saj.” Por, cili është skenari i mundshëm për Teatrin pasi vendimi i gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi? “Tashmë do të duhet që të kemi një projekt që do të duhet të zhvillohet nga autoriteti përkatës që është pronari në këtë rast, do duhet të zbatohet mbi bazën e rregullave të zakonshme të prokurimit publik, do duhet lëshuar sërish leja. Kuptimi që del nga ky vendim është se Ministria apo kushdo që do ta zhvillojë këtë projekt do të duhet ta bëjë siç ka qenë, pa i ndryshuar asgjë.” Deri më tani, si palë e përfshirë në proces nga ana e presidencës nuk ka pasur ansjë reagim, teksa vendimin nuk e ka komentuar as vetë qeveria.

Top Channel/ Riaktivizohet marrëveshja me Italinë! Pritet të niset një tjetër anije me emigrantë
24/01 19:43
Top Channel/ Afganët në Shëngjin të shqetësuar, reagojnë pas vendimit të Trump
24/01 19:37
Top News- Aksione antidrogë në Tiranë/ Me kokainë dhe hashash, arrestohen 2 persona
24/01 16:02
Top Channel/ Urdhri i Trump prek afganët e strehuar në Shëngjin
24/01 15:45
Top News – ‘1 mln shqiptarë nuk votojnë’ PD kërkon pjesëmarrje edhe pa ID e pasaporta
24/01 15:40
Top News – Dritan Rexhepi nuk do ‘313’-n. Dështon seanca e parë për zhdukjen e Jan Prengës
24/01 15:28
Top Channel/ Taksistët në protestë, çfarë kërkojnë nga Bashkia e Elbasanit
24/01 15:27
Top News – Trump heq ‘non gratën’? Berisha – Do ndërmarr hapa konkretë
24/01 15:26
Top Channel/ Shoqëria civile kundër Serbisë : BE të dënojë dëbimin e aktivistëve
24/01 15:23
Top Channel/ Rama i prerë: Fund skandaleve te Onkologjiku!
24/01 15:21
Top News- Një vit burg për kryebashkiakun/ Edison Memolla dënohet nga GJKKO për korrupsion zgjedhor
24/01 15:20
Top Channel/ Shqiptari i rrezikshëm arratiset nga burgu në Itali
24/01 15:20
Top Channel/ Eliminohet postieri në Kamëz, u qëllua 200 metra pasi doli nga banesa
24/01 15:19
Top Channel/ GJKKO rrëzon SPAK, i kthen çështjen për deputetin demokrat
24/01 15:17
Top Channel/ Dënohet me burg kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla
24/01 15:16
Top News – Berisha, thirrje emigrantëve për protesta.’Një milion nuk votojnë dot’
24/01 15:14
Top News – ‘E turpshme, marrëzi’ Berisha ngre shqetësime për votën e diasporës
24/01 15:13
Top News – Demostrata në ambasada! Berisha njofton lëvizjen e radhës
24/01 15:10
Top News- Përkeqësohet shëndeti/ Kryepeshkopi Anastas, në gjendje kritike për jetën
24/01 14:47
Top News – Berisha nis lobimin te Trump. Statusi ‘non grata’, kreu i PD: Do bëj përpjekjet e mia
24/01 14:45
DIGITALB DIGITALB - OFERTA